Gurudev Sri Sri Ravi Shankar është një udhëheqës shpirtëror dhe humanitar i nderuar globalisht. Ai ka udhëhequr një lëvizje të paprecedentë mbarëbotërore për një shoqëri pa stres, pa dhunë. Nëpërmjet një morie programesh dhe mësimesh, një rrjeti organizatash duke përfshirë Artin e të jetuarit dhe Shoqatën Ndërkombëtare për Vlerat Njerëzore, si dhe një prani në rritje të shpejtë në 180 vende, Gurudev i është qasur rreth 800 e më shumë milion njerëzve. Gurudev ka zhvilluar programe unike, me ndikim që fuqizojnë, pajisin dhe transformojnë individët për të trajtuar sfidat në nivel global, kombëtar, bashkiak dhe individual.
I lindur në vitin 1956 në Indinë Jugore, Gurudev ishte një fëmijë i talentuar. Në moshën katër vjeçare, ai ishte në gjendje të recitonte Bhagavad Gita, një shkrim i lashtë sanskrit, dhe shpesh gjendej në meditim. Ai ka diplomë në Letërsinë Vedike dhe Fizikë.
Në vitin 1982, Gurudev hyri në një heshtje 10 ditore në Shimoga që ndodhet në shtetin indian të Karnatakas. Kështu lindi Sudarshan Kriya™, një teknikë e fuqishme e frymëmarrjes. Me kalimin e kohës, Sudarshan Kriya™ u bë pjesa qendrore e kurseve të Artit të së Jetuarit.